Saturday, May 4, 2013

Temperatura globale, tejet e lartë dhe alarmuese!


Temperatura globale, tejet e lartë dhe alarmuese!


Temperaturat e ajrit kanë arritur nivelet më të larta në 4.000 vitet e fundit, thuhet sipas shkencëtarëve të cilët i kanë bërë këto matje dhe parashikojnë se në dekadat e ardhshme lartësitë e mëparshme të temperaturave do të mposhten.
Studimet e mëparshme, të cilat kanë matur një periudhë prej 1.500 vitesh më parë, kanë sugjeruar se rritja e shpejtë e temperaturës e cila ka ndodhur në shekullin e kaluar, dhe e cila besohet të jetë rezultat i aktivitetit njerëzor, ka tejkaluar ngrohjen rekorde të temperaturës së ajrit gjatë kësaj periudhe.
Hulumtimi i ri gjithashtu e ka konfirmuar se ngrohja moderne që po ndodh tek ne në vitet e fundit, është unike në këtë periudhë të gjatë kohore.
Shkencëtarët pretendojnë se planeti ynë do të jetë i ndezur aq sa ishte gjatë periudhave të nxehta të epokës moderne gjeologjike të njohur si “Holocen”, dhe mbase mund të jetë edhe më i ngrohtë se aq.
Kjo periudhë filloi 12.000 vjet më parë, kur dielli shkaktoi shkrirjen e mburojës së akullit përgjatë gjithë hemisferës veriore. Shkencëtarët besojnë se klima e butë gjatë Holocenit ka çuar në rritjen e qytetërimit njerëzor rreth 8.000 vjet më parë dhe vazhdon të mbajë atë, sepse e njëjta mundëson rritjen e shumëllojshmërive të ushqimit rreth e rrotull globit.
Pas kësaj periudhe, temperatura u stabilizua, dhe pastaj erdhi periudha e ngrohjes, e cila zgjati për 5.000 vjet, thuhe sipas një studimi të publikuar në revistën "Science, Shaun Marcotte" në Shtetet e Bashkuara.
Pas kësaj periudhe, filloi periudha e ftohjes në të cilën vikingët të cilët u vendosën në zonën e Grenlandës kishin vdekur. Mirëpo, krejt kjo ka ndodhur nën ndikimin e faktorëve natyrorë në të cilën bimët dhe gjallesat e ndryshme kanë arritur të përshtaten.
Nëse ato ende do të kishin ndikuar në klimën globale, pas disa mijëra vitesh, Toka do të hynte përsëri në epokën e akullit.
Megjithatë, shkencëtarët besojnë se kjo gjë tani nuk do na të ndodhë, për shkak të një efekti të madh të akullit i cili do ta ndalojë atë. / 

No comments:

Post a Comment