Wednesday, May 8, 2013

Rita, më e bukur se Vergara, Johansson, Gomez…


Rita, më e bukur se Vergara, Johansson, Gomez…



Ndërsa dalëngadalë po pushton zemrat e miliona fansave në mbarë botën, këngëtarja kosovare Rita Ora nuk qëndron anash edhe sa i përket bukurisë së saj.Kështu, ylli i muzikës ka arritur që të renditet lartë në toplistën e femrave më të bukura në botë, duke lënë pas vetes shumë emra të njohur nga bota e shoubiznesit, të cilat me vite kanë qenë të renditura lartë në këto lista.

Dhe rasti më i ri është toplista e revistës së njohur “FHM”, e cila bukuroshen kosovare e ka renditur në pozitën e 15-të si femra më e bukur në botë.

Rita ka arritur të marrë një numër të konsiderueshëm të votave të lexuesve të kësaj reviste dhe me këtë ajo ka lënë pas vetes emra si Sofia Vergara, Selena Gomez, Rosie Huntington-Whiteley, Scarlett Johansson, Bérénice Marlohe, e shumë të tjera, transmeton Tribuna.

Ajo ka deklaruar se ndjehet e befasuar me këtë renditje në këtë listë, por njëherësh e nderuar që ka arritur të jetë në mesin e shumë bukurosheve të cilat sot rrezatojnë me pamjen e tyre atraktive.

“Nuk kam menduar se do renditesha në pozitë kaq të lartë. Është kjo një befasi për mua. Por prapë ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që jam në mesin e shumë bukurosheve që sot dominojnë në skenën e bukurisë”, ka deklaruar ajo.

Rita kohëve të fundit përveç suksesit që po ia arrin me këngën, ajo gjithashtu po vlerësohet lartë edhe për stilin e saj të veçantë të veshjes, pasi kombinimet e saj po marrin nota të larta nga njohësit e modës.

Dhe kjo ka bërë që ajo të ketë oferta të shumta për të reklamuar shtëpi të ndryshme të modës si dhe të jetë e pranishme edhe në ngjarjet ku bëhet vlerësimi i kreacioneve të reja.

Po ashtu, ajo kohëve të fundit është mjaft e angazhuar në koncerte të ndryshme, por edhe në realizimin e projekteve të reja muzikore.

No comments:

Post a Comment