Wednesday, May 8, 2013

Gabimet më të shpeshta gjatë flirtimit...


Gabimet më të shpeshta gjatë flirtimit...
Nëse mendoni se pjesërisht e keni fajin për atë që po ndodh në lidhjen tuaj, atëherë punoni më shumë në përmirësimin e këtyre gabimeve. Ju shpalosim disa nga gabimet klasike që ndikojnë në ndërprerjen e një lidhjeje.
Mos e teproni!
Kështu do ta frikësoni atë dhe nuk do ta bëni për vete në asnjë mënyrë. Nëse sapo jeni takuar dhe filloni t'i tregoni se si do të donit të takonit dikë të veçantë, se si jeni e gatshme të filloni një lidhje serioze, kjo do ta largojë atë. Mos i nxitoni gjërat, sepse ky do të ishte një gabim i madh.
“Shumë e vështirë për t'u zënë”
Mos e luani rolin e të pakapshmes. Në këtë mënyrë do të largoni edhe atë që pëlqeni. Nëse doni të keni diçka ju duhet t'i jepni shenja atij. Meshkujt nuk janë krijesat më perceptive dhe ne e dimë këtë.
Humbja e fokusit
Mos e humbni fokusin dhe qëndroni e fokusuar te ai. Nëse doni që ai të mos tërhiqet, duhet të veproni në këtë mënyrë për shkak se çdo veprim i kundërt do ta largonte atë nga ju, për shkak se do të ndihej i lënë anash.
Shikimi ngulmues
Mos e teproni me shikim tërë kohën. Mënyra më e mirë për të flirtuar nëpërmjet syve është duke dhënë disa shikime të herëpashershme. Mos e teproni duke e mbajtur shikimin tërë kohën tek ai, kjo jo vetëm që do ta frikësojë, por edhe do ta largojë.

No comments:

Post a Comment