Thursday, May 2, 2013

Re mushkonjash mbi Sarajevë


Re mushkonjash mbi Sarajevë






Sarajevë, 2 maj - Në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë, kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, është “pushtuar” nga mushkonjat. Sipas informatave të agjencisë turke të lajmeve, Anadollia, re   mushkonjash janë vërejtur edhe në qytetet tjera të Bosnjës.

Sipas raporteve, invadim të mushkonjave ka pasur në lagjet Dobrinje dhe Gërbavica në Sarajevë.

Mediet lokale kanë njoftuar se numri i mushkonjave është aq i madh, sa që krijohet përshtypja se në Sarajevë është duke rënë borë.

Invadimi nga ana e mushkonjave supozohet se ka ndodhur për shkak të ngritjes së madhe të temperaturave në këtë periudhë të vitit.

 Tufa mushkonjash mbrëmë pati edhe në Shkup, veçanërisht në parqet dhe afër lumit të Vardarit. Më të numërta ishin në lagjet dhe në komunën Aerodrom dhe në rajonin qendror të qytetit.

No comments:

Post a Comment