Celuliti, zhdukja me tre veprime
Parandalim por edhe aktivitet për ta zhdukur. Mjaftojnë tre lëvizje kundër celulitit, dhe jo dieta e minutës së fundit. Ndërsa pak muaj ndajnë nga prova e kostumit të banjës, është pikërisht koha që të zhdukni armikun e lëkurës suaj, nëpërmjet tre veprimeve, ushqimit, lëvizjes dhe trajtimit.Rregullat ushqimore për të zhdukur plasaritjet në trup të njohura si celulit, nisin nga reduktimi i kripës, sheqerit, karbohidrateve dhe përqendrimi në ushqime të freskëta si frutat dhe perimet.Sa i takon aktivitetit fizik, palestra dhe pishina janë gjithmonë në vend të parë, si dhe lëvizja e vazhdueshme.Trajtimi është një proces që nuk duhet nënvlerësuar, edhe pse një krem i vetëm nuk mjafton për të zhdukur shenjat, mund të bëjë shumë për qelizat dhe tonifikimin e lëkurës. E pikërisht kremra kundër celulitit janë të shumtë dhe mund të gjenden lehtësisht, mjafton të kesh dëshirë që ti aplikosh, dhe ti alternosh me ushqimin e duhur si dhe lëvizjet.
No comments:
Post a Comment