Te aplikoni ne sy një rimel te infektuar mund te shkaktoje irritim dhe ne disa raste, te rralla, por te mundshme, verbëri te përkohshme ose dhe te përhershme. Këshilla është te limitoni përdorimin personal te produkteve te kozmetikes ne testerat e dyqaneve. Ato kampione produktesh përdoren nga shume persona te cilëve nuk ja njohim gjendjen shëndetësore, kështu qe është me mire te synoni për aplikues një përdorimesh. Një tjetër këshille është ajo qe te mos trukoheni ne autobus apo ne makine, ne rast te një frenimi te menjëhershëm, rrezikoni te lëndoheni dhe te dëmtoni syrin apo te gërvishtni kornete. Një paralajmërim për te gjitha vajzat alergjike, disa produkte për sytë përmbajnë një kolorant jo te aprovuar për atë zone specifike.
No comments:
Post a Comment