Bletët mund të nuhasin minat pesë kilometra larg
Zagreb, 2 maj - Shkencëtarët kroatë kanë kultivuar një llpj blete e cila në distancë pesë kilometrash mund të “nuhasë’ minat e groposura në tokë, duke e ndërlidhur erën e ushqimit me erën e eksplozivit.
Siç shkruan “Jutarnji list”, shkencëtarët kanë ushqyer bletët me sheqer të përzier me aromë eksplozivi. Ata kishin stërvitur bletët vite me radhë duke përsosur teknikën e gjetjes së eksplozivit.
“Ideja ishte që bletët të nisin ta ndërlidhin erën e ushqimit me erën e eksplozivit. Është punë e sigurt dhe ato janë shumë më të shpejta se çfarëdo qeni. Përparësia tjetër është se kur nuk punojnë, prodhojnë mjaltë shumë të shijshëm”, pohon trajnuesja e bletëve, profesoresha Mateja Janesh.
Projekti kishte filluar më 2007 në Fakultetin e Agronomisë, kur bletët i ushtronin në një çadër të hapur në një livadh pranë fakultetit.
Lajmin e transmetoi gazeta britanike Daily Mail, e cila thekson se Kroacia ende ndodhet në procesin e çminimit, meqë 680 kilometra katrorë të territorit të saj vazhdojnë të jenë të mbuluara me rreth 90 mijë mina të mbetura që nga lufta e vitit 1990.
Bletët nuhatëse të minave mund të jenë të dobishme edhe për njësitet e FSK-së që merren me çminimin e zonave të minuara në Kosovë dhe në brezin kufitar me Shqipërinë.

No comments:
Post a Comment