Hetemi dhe Inva, miliona për 1-vjetorin e vajzës së tyre
Tiranë, 5 maj - Një superfestë madhështore ka organizuar çifti Inva Mula e Hetem Ramadani për 1-vjetorin e lindjes së vajzës së tyre Nina, emër që e mori nga nëna e Invës, po ashtu artiste. Miqtë e çiftit kanë preferuar që këtë përvjetor të parë të ardhjes në jetë të vajzës së tyre ta festojnë në Shqipëri, pikërisht në bregdetin e Durrësit, në hotelin “Bleart”, raporton Panorama plus.
Kanë qenë rreth 300 të ftuar në darkën, që nisi pasditen e së hënës dhe që ka vazhduar deri në mesditën e ditës tjetër. Çifti i njohur ka menduar ta organizojë këtë pritje si rrallëherë, duke u rezervuar të gjithë të ftuarve dhoma në hotelin ku u vendos të organizohej ceremonia, që të kishin mundësi të flinin natën e festës dhe të zgjoheshin po aty për të shkëmbyer të tjera urime nën rrezet e diellit dhe pranë detit ditën tjetër. Të pranishmit e kanë konsideruar si një festë mondane të kuruar nga Armand Peza, që u ka kushtuar miliona dy prindërve të Ninës së vogël, duke pasur parasysh faktin që vetëm fishekzjarrët që hapën darkën, thuhet se kanë kushtuar 20 mijë euro, për t’i shtuar kësaj shume parash darkën speciale, shampanjën dhe verërat ndër më të shtrenjtat, dhomat e hotelit për të ftuarit, banda e artistëve që debutuan “live”, si dhe lulet e freskëta me shumicë, që i kishin shndërruar tryezat dhe ambientin e darkës në një kopsht përrallor. Ndër miqtë VIP të pranishëm ishin: Adem Demaçi, Zana Turku, Zana Çela, Vera Grabocka e Timo Flloko, Rudina Magjistari e i dashuri i saj, Xhavit Bajrami, Enada e Gerd Vaso, Olen Çesari, Joni Peçi, që është stilisti personal i Inva Mulës në të gjitha daljet e saj publike në koncerte e sete fotografish, etj. Të ftuarit kishin ardhur me dhurata shumë speciale për vogëlushen Nina, ndërsa vetë Inva u shpërndau miqve nga një karion, një objekt lodër me muzikë krijuar enkas për vajzën. Festa u hap me 10 minuta fishekzjarrë në qiell dhe, më pas, Timo Flloko recitoi dhuratën e tij për Ninën, një poezi dedikuar asaj që e kishte sjellë të kornizuar. Në sfond u luajt muzikë “live” nga grupi i artistëve të “Top Channel”, ndërsa Olen Çesari luajti në violinë ekskluzivisht për këtë natë. Sopranoja e njohur, Inva Mula, e kishte lënë surprizën e saj për në fund, duke kënduar “Shumë urime për ty! Festa vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së martës, ku prerja e tortës u shoqërua me hapjen e shampanjës, fishekzjarrëve dhe brohoritjeve të Invës, Hetemit dhe të pranishmëve në festë. Kjo mund të konsiderohet një nga festat që ka kushtuar më shumë për një fëmijë dhe që organizohet në Shqipëri. Sopranoja Inva dhe biznesmeni kosovar, Hetem Ramadani, sollën në jetë vajzën e tyre pas zhurmës së madhe që krijoi në publik lidhja e tyre para dy vjetësh. Ata u përpoqën ta mbanin të fshehtë për një periudhë kohe lidhjen e tyre, derisa vendosën të shfaqen publikisht në disa projekte që Ethemi organizoi në Shqipëri. Nina erdhi në jetë në Paris, në një nga klinikat më të famshme të Francës, “Clinique de la Muette”.

No comments:
Post a Comment