Wednesday, May 8, 2013

Si t'a bëni të ketë mendjen te ju? E thjeshtë...


Si t'a bëni të ketë mendjen te ju? E thjeshtë...
Një fytyrë atraktive mund ta ketë vëmendjen e tij për disa sekonda. Por, nëse doni që vërtet t’i bëni përshtypje një mashkulli, ju duhet me shumë se aq.
Koha pa të
Gjatë kohës që jeni larg tij, mundohuni të kaloni sa më mirë. Në këtë mënyrë ai do të dëgjojë edhe nga të tjerët se sa mirë po kaloni dhe se si po e shijoni jetën, duke e bërë që të ndiejë mungesën tuaj. Nëse ai i ndryshon planet në momentin e fundit, bëjani me dije se nuk mund të shkoni, sepse keni plane të tjera.
Miqtë
Nëse doni që të keni vëmendjen e plotë të tij, ju duhet të silleni mirë me të gjithë miqtë tuaj. Kështu ai do të shohë se ju jeni edhe në vëmendjen e të tjerëve dhe do të ndiejë pasiguri. Flisni këndshëm dhe lirshëm me ata!
Thirrjet telefonike
Injorojini thirrjet telefonike të tij nganjëherë. Kështu do t’i mungoni, sepse ai do të mendojë se jeni e zënë dhe se keni gjëra më të rëndësishme për të bërë.
Vëmendja
Nëse ndonjë tjetër person flirton me ju, duhet ta bëni personin e zemrës që ta dijë këtë. Mundohuni ta bëni të ndiejë konkurrencën dhe të jetë pak xheloz. Në këtë mënyrë, ai do të dashurohet në ju.
Komplimentet
Nëse ju pëlqen diçka te ndonjë mik, apo ndokush tjetër, komplimentojeni atë, në mënyrë që edhe ai të ndihet sikur dëshiron të njëjtën gjë dhe të mundohet pak më shumë në këtë aspekt.

No comments:

Post a Comment