Tuesday, May 28, 2013

Viktima e parë nga virusi i ngjashëm me SARS-in

Viktima e parë nga virusi i ngjashëm me SARS-in



Paris, 28 maj - Ministria franceze e Shëndetësisë tha se personi i parë që u sëmurë në Francë me një virus të ri sikur ai i SARS-it, ka vdekur në spital.Raportohet se viktima 65-vjeçare e ka marrë virusin në Dubai.

Ai u shtrua në një spital në Lille më 23 prill, menjëherë pas kthimit nga Dubai, pasi që fillimisht dukej të kishte dhimbje në stomak dhe kishte probleme të rënda të frymëmarrjes, transmeton REL.

Në tërë botën, 23 njerëz kanë vdekur nga virusi - i njohur si nCoV.

Ai është përhapur nga Gjiri Persik në Francë, Britani dhe Gjermani.

Shumica e të infektuarve kishin udhëtuar në Pakistan, Katar, Jordani apo Arabi Saudite.

Përhapja edhe në Arabinë Saudite ka ngritur shqetësime se virusi mund të prek pelegrinët gjatë Haxhit në tetor të këtij viti.

No comments:

Post a Comment