Mosha ideale për t’u bërë nënë...
Shkencëtarët, pas kryerjes së një studimi të gjatë kanë provuar se mundësitë për dështim, lindje të parakohshme, lindjet me operacion dhe ndërlikime të tjera të ndryshme gjatë lindjes janë më të mëdha pas moshës 35-vjeçare. Shkencëtarët e kanë kryer këtë studim, pasi kanë vënë re prirjen e femrave për të lindur midis moshës 35 dhe 45 vjeç, periudhë, pasi kanë bërë karrierë dhe janë martuar.
Ata kanë theksuar se një femër nën 35 vjeç ka 31% mundësi për të pasur një fertilizim invitro të suksesshëm, ndërsa femra mbi 42 vjeç kanë një përqindje të vogël, më pak se 5 %.
No comments:
Post a Comment