Wednesday, May 8, 2013

FEMRA...! Si të keni me pak rrudha në fytyrë


FEMRA...! Si të keni me pak rrudha në fytyrë
Që herët në mëngjes, kur ngriheni nga gjumi e deri në mbrëmje, sytë janë ata që flasin dhe dërgojnë mesazhe. Që ne të kemi sy të bukur, është e rëndësishme të kujdesemi në mënyrë të vazhdueshme me një sërë prodhimesh të veçanta.
Çdo mëngjes duhet të përdorni një krem hidratues të veçantë për të vijëzuar anash sytë, nëse lëkura në atë zonë është e tharë. Specialistët në këto raste këshillojnë një prodhim me bazë acid hialuronik, që është në gjendje për të furnizuar lëkurën me një hidratim të thellë.
Nëse ju keni qeska të errëta, zgjidhni një krem, i cili shmang hijet, falë përbërësve me vitaminë B3. Ndërsa për të shmangur sytë e fryrë, mos flini me fytyrë poshtë dhe kujdesuni për këtë zonë me prodhime ‘roll on’, të pasur me kafeinë, të cilat ndihmojnë qarkullimin e gjakut.
Kontrolloni edhe ngjyrën e së bardhës së syve, nuk i pëlqen askujt skuqja e tyre apo zverdhja. Për t’i hequr, përdorni lot artificialë, por mos e teproni, sepse mund të sjellë ndikim të kundërt. Mos vini lente më shumë se pesë orë në ditë dhe hiqini sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe nuk duhet të flini me to. Përdorni një rimel që ju forcon qerpikët, sepse me kalimin e kohës ata fillojnë të bien dhe të dobësohen, pastroni sytë me një prodhim delikat, me bazë përbërësish natyralë.
Në mbrëmje, para se të shtriheni, përdorni një trajtim me retinol, prodhimi më i dobishëm për të luftuar shenjat e kohës. Retinoli ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe të elastinës, duke e bërë lëkurën më tonike dhe homogjene dhe duke pakësuar rrudhat e shprehjes. Lëkura rreth syve është shumë e ndjeshme, kështu që ju këshillojmë të përzieni bashkë me trajtimin e veçantë edhe kremin tuaj të zakonshëm.

No comments:

Post a Comment