Friday, May 31, 2013

Maja të dyfishta: ctë bëjmë?

Një nder armiqtë me te mëdhenj te flokëve quhet Tricoptilosi, termi shkencor i cili tregon shfaqjen e majave te dyfishta. Zbuloni si ti parandaloni, te kujdeseni dhe si mos t’u shfaqen përsëri.

Lufta me majat e dyfishta le te filloje! Sa nga ju janë përballur me këto armike te bezdisura te paktën një here? Tricoptilosi, ose siç e njohim ne gjuhen e përditshme maja te dyfishta, janë një armiqtë e flokëve tone me te vështirë për te luftuar. Kjo sepse nuk behet fjale për shqetësim te thjeshte për sa i përket majave, dhe nuk mjafton ti pritni për ti larguar. Kjo problematike lind nga një seri shkaqesh, mes te cilave përdorimi i gabuar i piastrës dhe aparateve termik te cilët i përdorim për styling, madje edhe një tharëse flokësh e thjeshte.
Temperaturat e larta, produkte dhe aksesore qe ushtrojnë force te tepërt mbi flokë, janë te gjithë elemente qe herët a vone sjellin majat e dyfishta! Edhe lyerja e flokëve me bojëra agresive dhe te përsëritura dhe përdorimi i produkteve te gabuara mund te kërcënojnë bukurinë e flokëve duke i thare. Kjo tharje është shume e dukshme qe flokët e marrin ne te gjithë gjatësinë e tyre. Si te reagoni ndaj kësaj situate? Duke vërejtur zakonet tuaja për te kuptuar se nga vijnë këto maja te dyfishta, dhe ne përputhje me këto përfundime, duke studiuar me pas një strategji për t’i eliminuar. Shume femra mendojnë se duke prere flokët mund ti eliminojnë ato. Jo! Prerja është një aleat i mire por jo një zgjidhje.
Përfundimisht, duke patur parasysh te gjitha shkaqet e përmendura me sipër dhe efektin e tyre mbi flokun tone, duhen përpunuar praktika te cilat mesa duket janë individuale, qe konsistojnë ne shmangien e te gjithë atyre faktorëve negative qe na dëmtojnë flokët tone.

 

No comments:

Post a Comment