Flokët e kuqe dhe melanoma
Pigmenti përgjegjës për ngjyrën e kuqe të flokëve në studimin e ri të shkencëtarëve amerikanë është lidhur me rrezik më të madh nga forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.Revista profesionale ‘BioEssays’ shton sesi rreziku nga melanoma te personat me flokë të kuqe është më i madh, madje edhe në pjesët e tyre të trupit, të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit.Hulumtuesit nga 'Massachusetts General Hospital' në Boston kanë pohuar sesi vendimtar është roli i pigmentit për flokë të kuqe, me emrin feomelaninë. Feomelanina sjell deri te rritja e rrezikut nga melanoma duke e rritur ndjeshmërinë e qelizave ndaj dëmtimit të ADN-së.Sipas shkencëtarëve, kjo punë mund të rezultojë me zhvillimin e metodave me qëllim të parandalimit të melanomës. Më parë, lidhja ndërmjet këtij pigmenti dhe melanomës është zbuluar vetëm në kafshët laboratorike.
No comments:
Post a Comment