Thursday, May 2, 2013

Ke gjumë?! Nuk ke fjetur gjithë natën? Ja zgjidhja...


Ke gjumë?! Nuk ke fjetur gjithë natën? Ja zgjidhja...
Dush i freskët
Nise ditën me një dush pak më të freskët se zakonisht kështu do të rifitosh energji.
Mëngjes i lehtë
Shpesh pagjumësia shkakton probleme me stomakun prandaj është mirë ta nisësh ditën me një mëngjes të lehtë. Shmang qumështin dhe lëngun e portokalles. Mos harroni të pini edhe një filxhan kafeje.
Mos udhëtoni gjatë me makinë

Kurthi kryesor do të jenë përgjumje. Prandaj është mirë të shmangni udhëtimet e gjata me makinë.
Drekë me shumë proteina
Mundohu të marrësh shumë proteina, më mirë ato se karbohidratet, të cilat duan më shumë kohë të treten. Ndërsa në mbrëmje, bukë ose makarona, të ndihmojnë të flesh më mirë.
Gjumi i drekës? Vetëm një orë
Kush e ka fatin ta bëjë edhe gjumin e drekës, është shumë mirë, por vetëm një orë, jo më shumë sepse rrezikoni të kaloni një tjetër natë zgjuar.
Ndiz” motorin
Po të zë gjumi dhe je në punë? Atëherë të mjafton të zbresësh dhe të ngjisësh shkallët, ose të dalësh e të shëtisësh pak dhe largon përgjumjen.
Flini shpejt në mbrëmje
E vetmja mënyrë që të rigjesh ekuilibrin është të flini më shpejt se zakonisht.

No comments:

Post a Comment